Transmetuar më 15-01-2020, 22:15

Alketa Vejsiu ndau me ndjekësit surprizën më të madhe, siç ajo e quan, pjesëmarrjen në Sanremo, si një nga 10 prezantueset që do të shoqërojnë Amadeus, drejtorin artistik të edicionit të 70-të.

Për këtë arritje, si rrallëherë, Alketa falenderon publikisht njeriun që dashuron, bashkëshortin e saj.

Në postimin e fundit të publikuar në Instagram, në videon e shkëputur nga monologu "La La Land", Alketa shkruan:

"E shkrova këtë monolog duke parë një yll në qiell ca kohë më parë. Çdo fjalë është e vërtet dhe e ndjerë, por mbi të gjitha e jetuar. Në këto tre vite kam trokitur në shumë dyer në Itali, nuk ka qenë e thjeshtë. Sekreti është që kam pasur nxitjen dhe mbështetjen e njeriut që dashuroj, i cili më ka mësuar se kur e do një grua fort duhet ta mbështesësh në ëndrrat e saj. "Mos u dorëzo, ti do t’ja dalësh!" Dashuria, forca dhe frymëzimi im. Për këtë jam vajzë me fat."

Pati zëra se ishte kryeministri Edi Rama, ai që ia mundësoi apo realizoi ëndrrën e madhe. Blogeri i njohur, Olti Curri, lëshoi i pari dyshimet mbi rolin e kryeministrit, në arritjen e fundit të Alketës.

Alketa Vejsiu gjithnjë ka zgjedhur që jetën private ta mbajë të tillë, larg kamerave dhe portaleve, por entuziazmi për një lajm si ky, ia bën të pamundur të mos tregojë publikisht "sekretin" e suksesit, mbështetjen e partnerit të saj, për të cilin në fund të deklaratës thotë se do të fjalë një herë tjetër më gjatë.

Pjesëmarrja, në Sanremo, për Alketën, është realizimi i ëndrrës së saj të fëmijërisë.

/NOA.al