Transmetuar më 15-01-2020, 17:38

Catherine Wreford Ledlow ishte një balerinë profesioniste, e cila erdhi të performojë gjatë karrierës së saj edhe në skenat e mëdha të Broadëay. Nëntë vjet më parë ajo mori vendimin të tërhiqej nga shfaqja, të mbaronte shkollimin e saj për  infermieri dhe të rritë familjen e saj.

Por menjëherë pas lindjes së fëmijës së saj të dytë ajo u diagnostikua me kancer terminologjik të trurit: "Ata më dhanë 2 deri në 6 vjet jetë". Kështu që ajo zgjodhi të shfrytëzonte sa më shumë kohën që kishte: "Unë e pyeta veten se çfarë më pëlqente vërtet të bëja në jetë. Kështu që u ktheva për të vallëzuar".

Pasioni dhe angazhimi i saj kanë qenë mjaft të fortë për ta rikthyer atë në nivelet më të larta, pikërisht deri në muzikën Romeo dhe Juliet për një kompani të rëndësishme teatri.

"Unë përpiqem t’i mësoj fëmijët e mi me idenë se një ditë do të iki", tha ajo, "por nëse ata do të jenë të trishtuar në të ardhmen, ata do të jenë në gjendje të mendojnë për gjithçka që bëri nëna e tyre përkundër sëmundjes"./b.l/noa.al/