Transmetuar më 15-01-2020, 11:27

Ka disa hapa të cilat duhen ndjekur nga një pensionist kryefamiljar për tu përjashtuar nga taksa e ndërtesës.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë, bën me dije se referuar nenit 22 pika 6 e Ligjit nr.9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar, përjashtohen nga taksa mbi ndërtesën kategoritë si vijon:

-pasuritë e paluajtshme-ndërtesa, pronë e subjekteve juridike ose fizike, që në bazë të marrëveshjeve me bashkitë përdoren nga këto të fundit si banesa sociale

-ndërtesat që përdoren nga komunitetet fetare, në funksion të veprimtarisë së tyre

-ndërtesat e banimit, të deklaruara si vendbanim nga kryefamiljarët që përfitojnë vetёm pension pleqërie/pension social, kur familja e tyre përbëhet vetёm nga pensionistë, ose dhe me persona në ngarkim të tyre, që janë të paaftë për punë

-ndërtesat e banimit të kryefamiljarëve që trajtohen me ndihmë ekonomike;

Ndaj për t’u përjashtuar nga taksa, pensionisti duhet të aplikojë pranë njësisë përkatëse administrative, duke paraqitur: Librezë uji ose Faturë uji; Kartë identiteti; Librezë pensioni dhe certifikatën e pronësisë. /a.y/noa.al