Transmetuar më 15-01-2020, 10:21

Së paku 60 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre mbi 20 fëmijë, pasi një avion i cili shfaqi probleme mekanike u detyrua që të shkarkojë një pjesë të karburantit, në një zonë të banuar në periferi të Los Angeles, SHBA.

Që të gjithë të plagosurit e incidentit të kësaj të marte, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se pjesa më e madhe e tyre kanë pësuar irritime kryesisht në sy.

Plagosja ndodhi pasi shkarkimi i karburantit ndodhi në zonën e lojërave të nëj shkolle fillore.

Avioni ‘Delta’ ishte nisur nga aeroporti ndërkombëtar i Los Angeles drejt Shanghai, por prej defektit u detyrua që të kthehej mbas. /a.y/noa.al