Transmetuar më 15-01-2020, 08:59

Për disa ditë, Ledri Vula qëndroi në heshtje duke shijuar pushimet në Dubai.

Së fundmi, ai ka treguar me anë të postimeve në rrjete sociale se si ishin ato ditë të bukura.

Kështu në një video ku tregon se bën hedhje nga avioni për të përjetuar adrenalinën e madhe, nuk i ka lënë pas komentet qesharake.

“Kur ajo të thotë që është shtatzënë dhe nuk është 1 prilli”, shkruajti Ledri, duke nënkuptuar se hidhet nga avioni prej panikut.

Prej kohësh, Ledri po shijon lidhjen e dashurisë me Sara Hoxhën, por asnjëherë nuk ka publikuar një fotografi publike me të.

Sigurisht që në notat e humorit, e shoqëroi videon me shkrimin: “Do i tregoj fëmijëve të mi që ky ishte supermeni”./a.m/noa.al/