Transmetuar më 14-01-2020, 14:10

Të gjithë e dimë se këngëtarja Sia është një grua që e di çfarë të kërkojë dhe çfarë dëshiron.

Për këtë arsye, nuk heziton që ti kërkojë seks bashkëpunëtorit të saj Diplo.

Duke folur për revistën "GQ", Sia e konsideroi si "gjënë më të ëmbël në botë" dhe "një prej meshkujve më të pasigurtë që ka njohur", duke u bazuar në lidhjet personale.

Në intervistë zbuloi se do të bëhet nënë dhe ka adoptuar një djalë, por nuk ka kohë për tu përqendruar në një histori prandaj është pro seksit rastësor.

“Këtë vit i shkrova një mesazh dhe i thashë: “Hej, dëgjo, ti je si një nga pesë personat që mua më tërheqin seksualisht, dhe tani kam vendosur të jem beqare për pjesën tjetër të jetës sime dhe unë sapo adoptova një djalë, kështu që nuk kam kohë për një lidhje. … Nëse jeni i interesuar për seks, atëherë më thuaj”, tregoi Sia./a.m/noa.al/