Transmetuar më 14-01-2020, 13:57

I dyshuar për së paku 51 vjedhje dhe grabitje në vila luksoze në Gjermani, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar gjykimin e shkurtuar për 29-vjeçarin Gentjan Duraku.

Në seancën e sotme, u vendos që Duraku të gjykohet me procedurë të shkurtuar, çka çon në uljen e 1/3-ës së dënimit të tij.

29-vjeçari akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, pjesë e të cilit ishin edhe Mihal Xhaferraj dhe Elis Dalipaj, aktualisht të dënuar në Gjermani.

Mësohet se banda e grabitësve, ata vepronin çdo ditë të javës, ndërsa ditën e diel e bënin pushim, teksa pjesë e saj ishin rreth 40 persona.

Pasi u shpall në kërkim, Duraku u kthye në Shqipëri. Ai përdorte pasaportën e të vëllait, për të udhëtuar jashtë vendit dhe kjo bëri që dyshimet e para të mos binin mbi të. /a.y/noa.al