Arbana Osmanit i kanë propozuar dy herë të prezantojë festivalin e RTSH, zbulon pse nuk ka pranuar
Transmetuar më 14-01-2020, 13:44

Festivali i fundvitit në RTSH këtë vit ishte ndër më të komentuarit dhe po aq edhe prezantuesja Alketa Vejsiu.

Mirëpo ndonëse nuk e kemi ditur edhe Arbana Osmanit i është propozuar që të prezantojë.

Këtë gjë e ka zbuluar për ndjekësit e saj në Instastory, teksa e kanë pyetur nëse do ta propozonin Festivalin e këngës në RTSH dhe a do ta pranonte.

“Më kanë ofruar dy herë (në 2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar.

Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, shkroi Arbana. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...