Reforma Zgjedhore/ Palët nuk humbin kohë, për herë të parë në një tryezë të gjitha forcat politike
Transmetuar më 14-01-2020, 13:17

Me ndihmën e faktorit ndërkombëtar, siç edhe lideri demokrat Lulzim Basha e theksoi këtë të martë, procesi i diskutimit për reformën zgjedhore është zhvendosur jashtë Parlamentit, për herë të parë me praninë e të gjitha palëve politike.

Dy përfaqësuesit e mandatuar sot të opozitës së bashkuar, ish-deputetët Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD, u ulën në një tryezë me dy bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari.

Më herët kreu i opopzitës Lulzim Basha përmendi tre kushte të cilat përkojnë me ato të tetorit, miratimin e Reformës në mënyrë gjithpërfshirëse, me të gjithë aktorët politikë, tryeza të mbahet jashtë parlamentit dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore si dhe miratimi në Kuvend pa ndryshime i produktit konsensual të tryezës së ‘Zgjedhores’.

Kryeopozitari akuzon mazhorancën se ka vonuar për 4 muaj miratimin e Reformës Zgjedhore ndërsa deklaron se opozita është gati për nisjen dhe përfundimin pa vonesë të saj./b.l/noa.al/

“Zgjedhorja”, Basha: Bylykbashi dhe Vasili negociojnë me palën tjetër, s’heqim dorë nga propozimet

Loading...
Loading...