Transmetuar më 14-01-2020, 12:24

Pas akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka fshehur në formularin e Dekriminalizimit dënimin me 3 vite burg në Greqi për plagosje, Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një kërksë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon informacion për ligjvënesin e pushtetit lokal.

Në dokumentin që mban firmën e kryeprokurorit Olsian Çela, Akuza i kërkon KQZ formularin e vetëdeklarimit të kryebashkiakut Ismailaj.

“Na vini në dispozicion formularin e vetëdeklarimit të Qerim Ismailaj. Kërkojmë përcjelljen sa më parë të këtij formulari”, thuhet ndër të tjera në kërkesën që Prokuroria i drejton KQZ.

Gjithçka vjen pasi Partia Demokratike publikoi dokumentin e Prokurorisë greke ku thuhej se Ismailaj është dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Sipas PD, kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek.

Sipas ligjit të dekriminalizimit, pretendon PD, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për kryetar bashkie dhe se ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit./b.l/noa.al/