Transmetuar më 14-01-2020, 11:51

Mimoza Saliaj, nëna e 16-vjeçarit Luis Saliaj i akuzuar për vrasjen e nuses së xhaxhait të tij dhe hedhjen e trupit të saj në rezervuarin e fshatit Gjerbës të Mallakastrës, kërkon që i biri të dënohet nëse ka faj.

Duke folur për mediat ditën e sotme ajo ka thënë se Luisi e kishte si nënë Dritën, duke mohuar kategorikisht që ai ta ketë përdhunuar.

“Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimin. Përsa i përket përdhunimit, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua shumë e mirë. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar”, deklaroi gruaja.

Ajo shtoi se drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në dritë të vërtetën.

Si të dyshuar për krimin e 5 janarit u bë arrestimi i nipit të burrit të viktimës, Luis Saliaj, 16 vjeç, banues në Gjerbës dhe e dy shokëve të tij Sindi Shehaj, 16 vjeç, banues në Çërrillë dhe Ervis Zotaj, 26 vjeç, banues në Gjerbës, Mallakastër.

50-vjeçarja Drita Saliaj, u gjet e vdekur gjatë së martës në rezervuarin e fshatit Gjerbës në Mallakastër, ndërsa nga hetimet e kryera u tha se ajo ishte përdhunuar dhe dyshimet ranë mbi Ervis Zotaj.

Viktima u sulmua në banesën e saj mbrëmjen e 5 janarit, nga nipi i burrit dhe dy shokët e tij, të cilët u tha se kishin shkuar për të grabitur, ndërsa ndodhej vetëm në banesë, pasi burrin e kishte në emigrim.

Ata janë përballur me të zonjën e shtëpisë, të cilën e kanë dhunuar, e kanë lidhur me shall dhe litar si dhe kanë hedhur në rezervuarin e fshatit Gjerbës. /a.y/noa.al

"U përdhunua para se të vritej", detaje tronditëse nga vrasja në Mallakastër, 16-vjeçari: Shkuam të merrnim hashash