A duhet të përdorni prezervativ në një marrëdhënie afatgjatë? Seksologia tregon si të mbroheni
Transmetuar më 14-01-2020, 10:30

Emma McGowan, një edukatore dhe shkrimtare e certifikuar e seksit, u është përgjigjur pyetjeve se si duhet të përdoret prezervativi në një marrëdhënie afatgjatë.

"Shumë njerëz supozojnë se sapo të vendosni të jeni me dikë "me të vërtetë", kjo për ju do të thotë që është mirë të hidhni prezervativët. Por duhen bërë disa masa paraprake sepse mbrojtja nuk përdoret vetëm për të parandaluar shtatzëninë. Dhe kjo është thjesht praktikë e mirë, për shëndetin tuaj dhe të partnerit tuaj", shprehet seksologia.

Së pari, Emma shpjegon termin "afatgjatë". A është një vit? Gjashtë muaj? Një dekadë? Përgjigja ka rëndësi, për dy arsye. Prezervativët nuk kontrollojnë vetëm lindjen e parakohshme, por mbrojnë nga infeksionet seksualisht të transmetueshme.

Praktikisht është më e mirë të testoheni me partnerin tuaj para se të vendosni të mos përdorni më prezervativë, në mënyrë që të zbuloni dhe trajtoni nëse ndonjëri ka ndonjë sëmundje. Dhe mbani mend: Të mos keni simptoma nuk do të thotë që nuk keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Një prej tyre është edhe HIV, që nuk paraqitet në një test midis katër dhe gjashtë muajve për shumicën e njerëzve (dhe deri në tre muaj për të tjerët), sipas Emmës. Pra, nëse jeni duke bërë kujdesin tuaj të duhur dhe duke u testuar para se të hiqni prezervativët, koha është diçka që duhet të merret në konsideratë.

Arsyeja tjetër që gjatësia e marrëdhënies suaj ka rëndësi është sepse ndërsa disa njerëz mund t’i besojnë tjetrit plotësisht që nga dita e parë, është më e zakonshme të merrni kohë dhe përvojë për të krijuar një marrëdhënie të besueshme. /a.m/noa.al/

Loading...
Loading...