Transmetuar më 14-01-2020, 09:18
Foto ilustruese

Një person i cili udhëtonte i dehur në timon, ka kundërshtuar punonjësit e sigurisë së portit Durrës, duke u përplasur me portin hyrës.

Kështu u bë arrestimi në flagrancë i A. Ll., 39 vjeç, banues në Qerret, Durrës.

I dyshuari, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, në Portin e Durrësit,

nuk i ka ndaluar shërbimit të sigurisë portuale duke dëmtuar traun e hyrjes.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen detyrë shtetërore” dhe “Shkatërrim prone”. /a.y/noa.al