Nga dita e nesërme nis rivlerësimi i banesave, përfitimet që sjell procesi dhe si duhet të veproni
Transmetuar më 13-01-2020, 20:36

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, që është miratuar në Kuvend në fund të vitit të kaluar, hyn nesër në fuqi.

Ky ligj, i konsideruar si një “amnisti” e radhës, ul shumë detyrimin që paguhet në rast të shitjes së banesës, ose një objekti tjetër të paluajtshëm, i cili normalisht është sa 15% e fitimit.

Ligji më i fundit për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme, i ngjashëm me të tanishmin, ka qenë në fuqi për një periudhë të kufizuar nga 20 gushti 2016 deri më 31 maj 2017 (afati fillestar ishte 28 shkurt 2017). Në ndryshim nga ligji i ri i tanishëm, në bazë të ligjit të mëparshëm, tatimi i pagueshëm nga individët ishte 2%, ndërsa nga personat juridikë 3%.

Sipas ligjit, rivlerësimi mund të bëhet me vlerën e tregut të pasurisë bazuar në një akt ekspertimi lëshuar nga një ekspert i licensuar.

Tatimi që individët do duhet të paguajnë për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar si më lart dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar më parë (për të cilën është paguar tatimi më herët).

Kjo ka vlerë vetëm për qytetarët, sepse tatimi që personat juridikë do duhet të paguajnë në këtë rast është 5% e diferencës mes vlerës së rivlerësuar dhe vlerës kontabël të regjistruar për pasuritë e

Nga dita e nesërme qytetarët që kërkojnë që të bëjnë një vlerësim të ri të shtëpive apo pronave të tjera të patundshme, mund ta realizojnë atë pranë zyrave të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Vetëm përmes rivlerësimit, qytetarët në rast se do të shesin, dhurojnë, apo shkëmbejnë pronat, përmes taksave që paguanin deri tani, do të kenë përfitime në shumë të mëdha.

/NOA.al

Loading...
Loading...