Parashikimi i motit, e martë 14 janar 2020
Transmetuar më 13-01-2020, 19:59

Territori shqiptar do të jetë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku në orët e para të ditës kthjellimet do të jenë mbizotëruese.

Megjithatë duke filluar nga pasditja dhe në orët në vijim parashikohet shfaqja e vranësirave të lehta në vend, më të theksuara do të jenë në zonat malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke u luhatur në vlerat minimale dhe maksimale nga -3 gradë Celsius deri në 15 gradë Celsius.

Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në det dallgëzim të ulët./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...