Kirurgjia e re te QSUT, Rama: Vepra më e madhe në 90 vite, investimet në shëndetësi të pamjaftueshme
Transmetuar më 13-01-2020, 12:13

“Kushtet dikur skandaloze, por kjo është vepra më e madhe në 90 vite për nga cilësia dhe thellësia e projektit dhe kapacitetet teknologjike në dispozicion të mjekëve dhe ekipeve mjekësore”.

Kështu tha Kryeministri Edi Rama teksa inspektoi ambientet e reja të kirurgjisë në QSUT “Nënë Tereza”, duke shtuar se ky investim tregon se veprat duan kohë.

Ai deklaroi se pas 90 vitesh në godinën e vjetër në QSUT, kirurgjia shqiptare ka një tempull të ri, ku gjithçka është fjala e fundit e teknologjisë dhe po ashtu organizimi në funksion të pacientit është në nivelin më të lartë bashkëkohor.

Sipas kreut të qeverisë, QSUT është një kantier dhe mjafton rruga për të hyrë deri në spital me ende shumë njerëz nëpër këmbë, për ta provuar këtë, por tha se investimet në shëndetësi janë përherë të pamjaftueshme.

Ai shtoi se spitali i ri “Frederik Shiroka” çon në një tjetër nivel shërbimet mjekësore në Shqipëri, me shtatë salla moderne operacioni për kirurgjinë e përgjithshme, kirurgjinë speciale dhe urologjinë, me aparatura mjekesore të teknologjisë së fundit, njësi terapie intensive me pajisje bashkëkohore dhe kushte optimale, laborator i nivelit të lartë teknologjik dhe 120 shtretër dhe dhoma me kushte si në spitalet më të mira të Europës për pacientët.

Ndër të tjera Rama tha se synohet transformimi i spitaleve rajonale. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...