Jenifer Lopez tenton “hedhjen nga pallati”, mesazhi që përcolli për fansat
Transmetuar më 12-01-2020, 21:26

Jenifer Lopez është një ndër ikonat e muzikës dhe të kinematografisë botërore.

Ajo është po aq aktive edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi Jenifer ka postuar në foto, teksa shihet në një ndërtesë të lartë, ku duket sikur po mendohet për të hedhur. Por diva e muzikës me këtë foto, ka dashur të përcjellë një tjetër emocion.

“Ka edhe 3 javë nga finalja e  Super Bowl, kështu që po jap një moment kulmor nga performanca ime”, shkroi këngëtarja.

Para se të performojë në finalen e futbollit amerikan, eventi më i ndjekur në SHBA, Jenifer Lopez nuk e ka fshehur entuziazmin, duke dhënë edhe detaje për disa nga këngët që pret të këndojë gjatë pjesës së parë të ndeshjes. /NOA.al

Loading...
Loading...