“Të ndërtojmë së bashku”, Italia e drejtuar nga De Biasi fiton trofeun e bamirësisë në Tiranë
Transmetuar më 10-01-2020, 21:20

Italia ka mposhtur Greqinë në finalen e turneut bamirës “Të ndërtojmë së bashku”.

Ish-yjet e kombëtareve të Shqipërisë, Italisë, Turqisë dhe Greqisë gjatë dy dekadave të fundit luajtën në një stadium gjysmë të boshatisur, edhe pse duhet të ishte ndryshe, për të treguar solidaritetin e nevojshëm.

Turneun miqësor që u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin kombëtar ndeshja e bamirësisë, me qëllim mbledhjen e fondeve për të prekurit nga tërmeti, e fitoi Italia, e drejtuar nga Gianni de Biasi.

Në takimin e fundit, të kaltërtit kanë thyer Greqinë falë një autogoli të ardhur pas harkimit të Zakardos.

Interesant ishte fakti se këtë sfidë e gjykoi një treshe femrash, me kryesore Emanuela Rustën.

Italia e drejtuar nga Xhani de Biazi çon në shtëpi kupën, në një turne miqësor, të ardhurat e të cilit do të shkojnë në ndihmë të familjeve dhe viktimave të tërmetit fatkeq të 26 nëntorit.

Në ndeshjen ku merrnin pjesë kampionë dhe emra të njohur të futbollit botëror si Xambrota, Perrota, Karagunis apo Altintop etj. Duhet theksuar fakti se nga prania e tifozëve, u duk qartë nuk ishte punuar nga ana e marketingut që ky turne të mbyllej ashtu siç e meritonte.  /NOA.al

Loading...
Loading...