Transmetuar më 10-01-2020, 14:38

Pas stresit të festave të fundvitit dhe teprimit me ushqime, është mirë që të ndiqet një regjim ushqimor i ekuilibruar, i cili jo vetëm ndihmon në ruajtjen e linjave, por edhe për të përmirësuar humorin.

Kështu pas festave janë të shpeshta ndjesitë e melankolisë, lodhjes dhe humorit të keq. Për ekspertët kjo ndjesi ka një emër “sindroma e stresit pas festave”. Kjo pasi mund të ndodh që festat të jetohen si një lodhje e vërtetë, e cila shkakton tension dhe për të tjerë, në mbyllje të tyre mund të shkaktohet melankoli.

Mirëpo përmirësimi i humorit dhe largimi i ndjenjës së melankolisë mund të bëhet edhe nëpërmjet ushqimeve.

“Ushqimet ideale në këtë drejtim janë ato që përmbajnë vitamina të grupit B, të grupit C, acide yndyrore omega 3 dhe triptofan”, shpjegon mjeku italian Michelangelo Giampietro, i specializuar në shkencat ushqimore dhe mjekësinë sportive.

Sipas tij, triptofani ka një efekt pozitiv ndaj stresit, pasi në praninë e vitaminave të grupit B, karbohidrateve dhe hekurit, shton prodhimin e serotoninës, që gjendet tek proshuta e tymosur e viçit.

Ndërsa vezët janë të pasura me vitamina D, E, zink dhe omega 3, ndërsa e verdha e saj përmban vitaminën B12. Bananet janë të pasura me potas dhe magnez, substanca të cilat ndihmojnë për të rigjetur energjinë.

Ndërsa peshku salmon dhe ton, përmirësojnë humorin, pasi janë të pasura me omega 3, acide yndyrore që veprojnë në funksionimin e trurit. Nëse doni që të ndiheni më lehtë dhe të dezintoksikoheni, perimet ju vijnë në ndihmë.

Gjithashtu edhe supa është aleate shumë e mitë, sidomos nëse shoqërohet me perime. /a.y/noa.al