Nga Elvin Meka: Shqipëria, me partner strategjik që ka zero investime!
Transmetuar më 10-01-2020, 11:32

Partner strategjik që ka thuajse zero investime ne nje vend te huaj vetem Shqipëria si vend sovran ka; ne asnje vend tjeter nuk ndodh qe partneret strategjike te kene zero prezence ekonomike

Nga prof. Elvin Meka

Shume dakord me gjeneralin amerikan, por kush mendohet se mund te na ndihmoje me investimet qe kane shekuj qe i mungojne Shqiperise?

E mira do të ishte te ishin investime amerikane dhe europiane, por kemi 30 vjet qe vetem i shohim ne endrra dhe ajo çka ka ardhur nga "Perendimi" si investime ka qene ca krunde te shkelura me kembe ne vendin e vet, qe nga firma Ruckert e Ramiz Alise, Hajdin Sejdia me shoke shume, e deri te kusuret anonime te fqinjeve dhe BANKERS-i me ustallare te tjere, qe zbatojne parimin e karkalecit ne fushe gruri!

PERENDIMIN nuk e pame kurre me sy. Patjetër qe kemi kusuret tona, por kusuret tona nuk e penguan Ameriken te na fusë kembezbathur ne NATO, te na pajise ushtrine me armatime dhe logjistike moderne, keshtu qe nese do i vendosim fre Kines ne Shqiperi per ekonomine, diku duhet te kompensohemi per kete gje nga PERENDIMI dhe AMERIKA! Keshtu sakrifica "badihava" vetem idiotët mund te bejne.

Sa per aleatet, nuk di cfare i ka thene ky gjenerali GREKEVE dhe ITALIANEVE qe kane kusur miliarda investime kineze, madje ne sektore strategjike??

Partner strategjik që ka thuajse zero investime ne nje vend te huaj vetem Shqipëria si vend sovran ka; ne asnje vend tjeter nuk ndodh qe partneret strategjike te kene zero prezence ekonomike. Pastaj, kur pret amerikani nga fuqia punetore shqiptare qe te beje ndryshimin, kjo eshte te vrasesh veten me thiken e gjalpit!!!

Dhe nje gje e fundit: Kush e fuqizoi Kinen deri ne kete fare derexheje qe po perben kercenim real per Perëndimin? Mos e nxitën firmat shqiptare? Kush transferoi per 40 vjet teknologji ne Kine? Shqiperia? Rusia? Afrika? Kush pra? AMERIKA DHE EUROPA PERENDIMORE!

Amerika eshte partneri me i madh tregtar i Kines dhe ka investuar mbi 7% te stokut te FDI-ve ne Kine (mbi 116 miliarde dollare). Ndërkohë Kina eshte zoteruesi i dyte me i madh i borxhit federal te Amerikes pas Japonise! Mbi 60,000 biznese amerikane jane prezente ne Kine.

Tani Kina eshte e mire apo e keqe (KOSI HAHET APO PIHET)?

Loading...
Loading...