Transmetuar më 09-01-2020, 22:50

Erand Sojli, ndër aktorët më të suksesshëm në Shqipëri, përpos eksperiencave në vendin e tij si aktor, u largua pak kohë më parë me familjen drejt SHBA-ve, për t’u rikthyer sërish në vendin tonë.

Në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun ai ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë.

Ai tregoi se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë andej, ndërkohë që vetë vendosi të rikthehej në Shqipëri.

A e ka marrë malli për bashkëshorten e tij? Erand Sojli në përgjigjen që jep, ka bërë edhe një gjest shumë emocionuese për të.

“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erand Sojli, i cili më vonë u ngrit për të kënduar këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij. Ishte një dedikim dhe mesazh emocionues, ndoshta për t’i reguar se as largësia nuk i ndan.

/NOA.al