Transmetuar më 08-01-2020, 22:03

Në dispozicion të trajnerit Antonio Conte, veç merkatos intensive, drejtuesit e Interit po punojnë paralelisht edhe për të ardhmen, pasi sot kanë arritur të nënshkruajnë me një futbollist 17-vjeçar shqiptar.

Inter bleu talentin Andi Hoti, i ditëlindjes 2003, luan si mbrojtës dhe është bërë zyrtarisht pjesë e klubit zikaltër ditën e sotme.

Talenti shqiptar i është transferuar në mënyrë definitive, nga klubi i Zyrihut në Zvicër.

Andi Hoti ka qenë pjesë e Kombëtares Shqiptare U-17 në muajin qershor të 2019-ës.

Më pas ndërroi mendje dhe zgjodhi të vazhdojë me të njëjtën grupmoshë të Përfaqësueses së Kosovës./NOA.al