Igli Tare, “dirigjenti” i merkatos së Lazio merr çmimin Personazhi i Javës në Seria A
Transmetuar më 08-01-2020, 20:29

Igli Tare ka me afrimet e tij në merkato ia ka dalë të ndërtojë një skuadër me elementë cilësor.

Tare është përzgjedhur nga “Gazzetta dello Sport” në Personazhin e Javës. Gazeta e njohur italiane i ka kushtur një shkrim, ku nuk mungojnë lëvdatat për shqiptarin.

Që në krye të herës theksohet se Tare është një polyglot që njeh gjashtë gjuhë dhe i fiksuar pas video analizës, as shumë sa kjo metodë pune i është kthyer në “fiksim”.

“Njeh gjashtë gjuhë dhe është i fiksuar pas videos, por nuk zgjedh asnjë lojtar nëpërmjet tyre pa e parë më parë në fushë live”, shkruan gazeta italiane.

Tare ka zbuluar “thesare” që ia kanë zbardhur faqen klubit, vijon më tej prestigjozja “Dello Sport”, duke kujtuar lojtarë si Klose, Keita Balde, Immobile, Correa apo Milinkovic–Saviç.

Kujtojmë që edhe presidenti i Lazios, Claudio Lottito më herët ka deklaruar se Tare është një njeri i përkushtuar që ka ndihmuar shumë tek produktivitetit i ekipit.

Lazio mban aktualisht vendin e tretë me 42 pikë, 3 më pak se Interi dhe Juventusi në krye./NOA.al

Loading...
Loading...