Transmetuar më 08-01-2020, 18:37

Takimi prej tre orësh i liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa nuk ka përfunduar me marrëveshje.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa duke thënë:

“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekjen për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën.

Që prej zgjedhjeve të 6 tetorit, dy partitë po synojnë një marrëveshje për koalicion qeverisës.

Sot ka përfunduar edhe afati që la Presidenti Hashim Thaçi për kreun e LVV-së, i cili duhet të jepte emrin e kandidatit për kryeministër. /noa.al/