Disa receta shtëpiake që do të mbrojnë lëkurën tuaj këtë dimër
Transmetuar më 08-01-2020, 13:40

Në dimër, lëkura është drejtpërdrejt e rrezikuar nga i ftohti dhe të gjithë duan të gjejnë zgjidhjen më të mirë. Para se të ngatërroni rrugën, lexoni këto këshilla për të zbuluar disa zgjidhje dhe receta shtëpiake. Mund t’ju mjaftojë të shkoni deri në dollapin e kuzhinës.

Për lëkurat e bardha të fytyrës: një scrub me sheqer

Pavarësisht llojit të lëkurës, scrub-i duhet të jetë pjesë e rutinës së rregullt. Largo qelizat pa jetë që i japin lëkurës një pamje pa shkëlqim, duke përzier sasi të njëjta sheqeri, kripe dhe vaj kokosi, me pak pika vaj livandoje me efekt zbutës. Delikat mjaftueshëm për fytyrën dhe gushën dhe, njëkohësisht, efektiv për çdo pjesë tjetër të trupit.

Për fytyrë të plasaritur: avull

Ti e di që një filxhan kamomil qetëson ankthin, por studiuesit sugjerojnë që edhe po t’i bësh avull fytyrës me të, mund të ndihmojë për të qetësuar ekzemën. Vendos dy qese kamomili ose disa degë në një enë me ujë të nxehtë dhe lëre për pak minuta. Pastaj vendos fytyrën mbi enë dhe mbuloje me peshqir, si dikur, pesë deri në dhjetë minuta. Shijoni kënaqësinë e lëkurës së freskët të detoksikuar.

Për fytyrë të plasaritur: Një maskë me të bardhën e vezës

Një ide tjetër për të shmangur tharjen e lëkurës në dimër: vendos një omeletë mbi fytyrë. Sigurisht, jo tamam. Ajo që duhet të bësh është të rrahësh një të bardhë veze dhe ta lësh të thahet mbi fytyrë 30 minuta. Shpëlaje me ujë të vakët. Si vepron: kolagjeni dhe proteinat e vezës krijojnë një barrierë të përkohshme që mbron ndaj erërave të ashpra të dimrit. Thjesht provoje në një zonë të vogël më parë, për të shmangur ndonjë reaksion ndaj vezës.

Për lëkurën e prirur për akne: maskë me qumësht dhe mjaltë

Lëkurat me akne dhe puçrra nuk janë shumë me fat kur vjen puna te kujdesi për lëkurën. Ke nevojë për zbutje, por nuk të duhet më shumë vaj. Për të zbutur ashpërsimet e lëkurës në dimër duke luftuar edhe bakteret njëkohësisht: përziej 6 lugë qumësht dhe 2 lugë mjalti dhe aplikoje maskën në zonat më problematike të fytyrës. Lëre 20 minuta dhe pastaj shpëlaje me kujdes, përsëri, me ujë të vakët./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...