Transmetuar më 08-01-2020, 08:40

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të mbetet në kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që të dominojnë kthjellimet.

Por sipas Meteoalb gjatë mesditës dhe orëve të pasdites vranësirat do të bëhen të dukshme kryesisht në zonat malore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -7°C në 12 °C.

Era do fryjë e lehte në toke dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzimi 2 – 3 ballë./b.l/noa.al/