Transmetuar më 08-01-2020, 08:14

Pak orë pas sulmit që Irani kreu ndaj bazave amerikane në Irak, një avion me 716 persona, u rrëzua në territorin e këtij shteti.

Një avion ukrainas ‘Boeing 737’ i Urkaine Airlines, u rrëzua pak pasi ishte ngritur në fluturim nga aeroporti ndërkombëtar ‘Imam Khomeini’ në Teheran, në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Asnjë nga 176 personat që ndodheshin në bord, mes tyre edhe nëntë anëtarë të ekuipazhit, nuk arriti që të shpëtonte.

Avioni ishte drejtuar për në Kiev, ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet se rrëzimi ka ardhur për shkak të një problemi teknik. /a.y/noa.al

Irani kundërpërgjigjet, sulmon me raketa balistike dy baza të SHBA