Transmetuar më 06-01-2020, 23:32

E marta e 7 janarit pritet të jetë dita më e ftohtë e vitit, edhe pse moti do të jetë i kthjellët.

Pjesa e parë e ditës do të vijojë me kthjellime e vranësira të lehta në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa pjesa e dytë e ditës sjellë shpeshtim të vranësirave në zonat përgjatë kufirit Lindor por pa reshje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë të ulen në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -10°C deri në 11-12°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det, me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim deri 4 ballë.

/NOA.al