Transmetuar më 06-01-2020, 20:22

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot në selinë e saj mbledhjen e grupit parlamentar.

Gjysmë ore para takimit të paralajmëruar ndërmjet presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Vetëvendosjes Albin Kurti, përkatësisht në ora 14:30, u mbajt mbledhja e kryesisë.

Kryesia e Lidhjes Demokratike tё Kosovёs, nё mbledhjen e mbajtur sot, trajtoi situatёn pas Konstituimit tё Kuvendit tё Kosovёs. Në një komunikatë për media pas takimit të Kryesisë thuhet se, LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve. – “LDK-ja vlerёson se ёshtё nё interesin mё tё mirё tё vendit implementimi i rezultatit tё zgjedhjeve tё 6 tetorit 2019 dhe krijimi i intstitucioneve.

Albin Kurti do të ketë dy javë afat, për krijimin e qeverisë së re, pas takimit në Presidencë, ndërsa ai shpalli edhe emrat e kabinetit, nga partia e tij.

Nga ana tjetër, LDK-ja konsideron se partisё qё ka dalё e para i takon pёrgjegjёsia pёr tё themeluar instuitucionet. LDK-ja, edhe njё herё shpreh gatishmёrinё qё tё vijojё bisedimet me Lёvizjen Vetёvendosje, mbi bazёn e mirёbesimit dhe tё partneritetit.

Megjithatë, marrëveshje ende nuk ka.  Nga ana e saj LDK-ja vlerёson se pushtetet e balancuara dhe pёrgjegjёsitё e pёrbashkёta janё jetike pёr funksionimin e koalicionit tё mundshёm, si dhe pёr funksionimin demokratik tё institucioneve. LDK-ja pas mbledhjes së sotme, fton Lёvizjen Vetёvendosje qё tё reflektojё mbi bazёn e kёtij parimi, nё bazё tё tё cilit edhe ёshtё ndёrtuar qёndrimi i LDK-sё lidhur ndarjen e pushteteve dhe balancin ndёrmjet tyre”, – thuhet në deklaratën e LDK-së.

/NOA.al