Transmetuar më 06-01-2020, 10:04

KLGJ-ja “ndihmon” Shullazin dhe banden e tij!

Keshilli i Larte Gjyqesor, i kryesuar nga kryetarja Naureda Llagami e njohur ndryshe edhe si perfaqesuesja e besuar e Lali Erit po vazhdon te zbatoje me perpikmeri detyrat e Rilindjes!

Kjo per faktin se nje nga kriteret kryesore per emerimin e saj ne kete post, ishte te ndihmoje me te gjitha mundesit te fortet, kriminelet, qe kane ndihmuar e ndihmojne Rilindjen!

Naureda Llagami

E kjo ndihme konsiston ne faktin se per gati 14 muaj ky Keshill nuk po bën asgje per te zgjidhur problemin e gjykimit te Emiljano Shullazit dhe bandes se tij ne Gjykaten e Apelit dikur per Krime te Renda e tashme ne ate te Posaçmen!

Keshilli, duke mos komanduar ne kohe gjyqtare per gjykimin e kesaj dosjeje, rrezikon lirimin para kohe te Emiljano Shullazit, i cili duke shfrytezuar afatet proceduriale te ligjit, rrezikon te dalë nga burgu dhe pastaj institucionet te alarmohen, te nisin verifikimet e hetimet por gjithmone pasi i forti te dalë ne ish-bllok per kafe!

Por duke pare trendin e fundit te lirimit te shume krimineleve, nuk habitem, se e gjithe kjo katrahure po ndodh si pasoje e kolapsit te sistemit gjyqesor ne emer te reformes ne drejtesi!

Emiljano Shullazi dhe të akuzuarit e tjerë

Pra, Emiljano Shullazi eshte denuar me 13 nentor 2018 nga Gjykata e Shkalles se Pare me 14 vite burg, por ky vendim nuk eshte i formes se prere çka Shullazi e banda e tij vazhdojne te perfitojne nga qendrimi ne paraburgim!

Pra sipas nje perllogaritjeje te thjeshtë, Shullazi, eshte arrestuar me 17 prill te 2016 (plot 3 vjet e 8 muaj ne paraburgim) çka nese ai denohet ne formen e prere gjate ketij muaji me te njejten mase denimi te dhene ne shkallen e pare, direkt atij i numerohet sikur ka vuajtur aferisht 7 vite burg me gjithe faljet tremujorshe per sjellje te mire (1 vit paraburgim numerohet 1 vit e 6 muaj burg) kjo per shkak te zvarritjes se gjyqit me modelin e “invalidit” Dritan Dajti!

Nga keto llogaritje, Shullazit i mbetet me pas te bëjë vetem 7 vite te tjera burg, nese nuk aplikohet modeli i Luzim Berishes per lirimin e parakoheshem nga burgu, qe me shume mundesi te njejtin perfitimit do te kete edhe Shullazi!

Pra KLGJ-ja e cila u ngrit per te rregulluar sistemin e gjyqesorit po vazhdon me te njejten skeme si KLD-ja e dikurshme, qe ishte e pafuqishme per te zgjidhur zvarritjet e proceseve gjyqesore apo per te penguar gjyqtaret e papergjegjshem qe lironin e po lirojne nga burgu para afatit kriminel te ndryshem dhe me rrezikshmeri te larte shoqerore!

Anëtarët e KLGJ

E per te evituar keto lirime KLGJ-ja e kryesuar nga perfaqesuesja e Lali Erit duhet te veproje ne menyre urgjente, se ndryshe i bie qe po vazhdon ne te njejten rruge te KLD-se se dikurshme vetem me emer te ri KLGJ!

Në pritje të vendimit të radhës…

Shënim i NOA: Qëndrimet e autorit janë personale dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht vijën editoriale të NOA