Transmetuar më 06-01-2020, 08:45
Të bësh 15 kilometra vrap dhe të jesh i pari dhe në 50 centimetrat e fundit, të ta rrëmbejë fitoren një tjetër.
Është kjo ajo që i ndodhi atletit nga Uganda, Jacob Kiplimo, i cili ishte gati që të prekte shiritin e finishit në Corrida Internacional de São Silvestre,
në San Paolo të Brazilit.
Finalja e pabesueshme, pa si fitues kenianin Kibiwott Kandie.
Ai e kaloi vetëm në metrin e fundit, duke befasuar publikun e pranishëm dhe gazetarët. /a.y/noa.al