Transmetuar më 05-01-2020, 21:15

Gianni de Biasi do të jetë trajneri i Italisë, por vetëm për një ndeshje.

Ish tekniku i njohur i Kombëtares shqiptare do të drejtojë ekipin italian, në ndeshjet miqësore, të solidaritetit, programuar për t’u luajtur më 10 janar, në Tiranë.

Së bashku me 3 kombëtare të tjera, "Azzurët" do të luajnë miqësore me Turqinë, Greqinë dhe Kombëtaren shqiptare. Të ardhurat e këtij turneu miqësor do të shkojnë për të rindërtuar banesat në zonat e Durrësit dhe Thumanës, të shkatërruara pas tërmetit të 26 nëntorit.

Në stadiumin e ri kombëtar do të zbresin në fushë emra të rëndësishëm që kanë shkruar historinë te Kombëtarja shqiptare, ajo Italiane, Greke dhe Turke, gjatë dy dekadave të fundit.

Nën drejtimin e De Biasi-t do të jenë lojtarë italianë, të cilët fituan titullin kampion Bote, në vitin 2006./NOA.al