Transmetuar më 05-01-2020, 18:50

Si të mos mjaftonte era e “tërbuar” që ka prekur vendin këtë të diel, duke nisur nga e hëna, temperaturat do të zbresin në vlera ekstreme.

Një acar i vërtetë do të kulmojë në mesjavë, ku temperaturat do të zbresin deri në -10 gradë celciues.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak publikon një tabelë me parashikimet për javën që do të nisë.

Bëhet me dije se temperaturat në orët e para të mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar ngrica të forta kryesisht përgjatë relieveve malore.

Me pikun më të lartë ditën e martë dhe të mërkurë, temperaturat minimale pritet të arrijnë nga -10ºC në zonat malore deri në -1ºC në zonat bregdetare.

Sakaq era e furishme që ka përfshirë vendin gjatë ditës së sotme, ka shkaktuar rrëzime të shumta, duke u kthyer në rrezik për banorët, të cilët apelohen që të mos dalin në rrugë.

Nga data 7 janar era do të humbasë intensitetin dhe do të bëhet mesatare me shpejtësi 3-8m/s me përjashtim vijën bregdetare e cila do të arrijë shpejtësi deri në 15m/s.

Dita më e ftohtë parashikohet të jetë mëngjesi i datës 7 janar 2020 me temperaturat që pritet të arrijnë deri në -10 gradë në zonat malore, -6 në ato të ulëta dhe -1 gradë në ato bregdetare. /a.y/noa.al

Moti i keq dhe era e furishme, rrëzojnë shtylla e pemë në Tiranë/ Zona pa energji elektrike

FOTO/ Pasojat e erës së fortë në Tiranë: Bie depozita e ujit nga pallati, shkulen shtylla elektrike