Transmetuar më 03-01-2020, 20:27

Gjatë vitit 2019 është përforcuar një tendencë e familjeve shqiptare për të investuar kursimet e tyre në pasuri të paluajtshme, teksa shihet se janë ulur zotërimet e tyre në formën e depozitave në banka.

Banka e Shqipërisë raportoi se gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 rreth 98% e familjeve (total i kampionit të intervistuar 1049 familje) zotërojnë 1-2 prona të patundshme, kryesisht shtëpi banimi dhe kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar.

Më tej 2% deklarojnë se zotërojnë më shumë së dy prona të patundshme, (shtëpi dhe tokë/dyqan etj.), dhe 1% kanë deklaruar se nuk zotërojnë asnjë pronë.

Duke e fokusuar analizën vetëm në grupin e familjeve huamarrëse (261 familje), rezulton se familjet e përgjigjura (247 familje) deklarojnë gjithsej 397 prona të patundshme, ku 63% e tyre janë të llojit ‘shtëpi’, 32% të llojit ‘tokë’ dhe pjesa tjetër janë ‘dyqane’ dhe ‘godina’ dhe lloje të tjera pronash.

Në shpërndarjen e familjeve huamarrëse sipas numrit të pronave që zotërojnë rezulton se) zotërojnë ‘1-2 prona të patundshme’ në momentin e intervistimit, dhe kjo peshë është rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar. Në shumicën e rasteve këto prona janë një shtëpi banimi ose kombinimi i një shtëpie dhe një sipërfaqe toke. Vetëm 4% e familje huamarrëse (14 familje) deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’ dhe kjo peshë nuk ka ndryshuar krahasuar me vrojtimin e 6-mujorit të kaluar.

Në grupin e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare (1118 familje), rezulton se depozitat ose llogaritë bankare vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar si në rastin e totalit të familjeve (67% e rasteve) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (80% e rasteve). Këto pesha kanë mbetur nën vlerat e një viti më parë.

Nga përgjigjet e dhëna, rezulton se për periudhën e vrojtuar, 43% e totalit të familjeve të kampionit të vrojtuar (huamarrëse dhe johuamarrëse) dhe 52% e grupit të familjeve huamarrëse, deklarojnë se ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare’ dhe të dyja këto pesha janë rritur respektivisht me 8 pikë përqindje dhe 1 pikë përqindje krahasuar me vrojtimin e kaluar.

Duke analizuar vetëm pjesën e familjeve që kanë deklaruar pasuri financiare të formave të ndryshme (duke përjashtuar rastet që ‘nuk kanë asnjë lloj pasurie financiare’), rezulton se ‘depozitat dhe/ose llogaritë bankare’ vijojnë të mbeten lloji kryesor i investimit financiar, si në rastin e totalit të kampionit të familjeve (67% e rasteve të raportuara) dhe në rastin e familjeve huamarrëse (80% e rasteve të raportuara), dhe këto pesha kanë rezultuar në rritje krahasuar me 6-mujorin e kaluar, por duke mbetur nën vlerat e një viti më parë.

Nga ana tjetër, përdorimi i formave të tjera të investimit të pasurisë financiare, të përmbledhura në termin “investime të tjera”13 , ka mbetur e pandryshuar për totalin e kampionit të vrojtuara, por në rënie në grupin e familjeve huamarrëse, shkruan ‘monitor’.

Në përgjithësi, pesha e rasteve të mbajtjes së pasurisë financiare brenda sistemit (ku përfshihen depozita/llogari bankare dhe investime të tjera), ka shënuar rritje për totalin e familjeve kundrejt peshës së rasteve të pasurisë së mbajtur jashtë sistemit (ku përfshihen kursime në para të mbajtura jashtë banke ose të dhëna hua).