Zhduket një 15-vjeçare në Prishtinë, kishte ardhur nga Austria për pushime
Transmetuar më 03-01-2020, 13:37

Një 15-vjeçare është zhdukur prej të mërkurës në Prishtinë. Erisa Zagori e cila jeton me familje në Austri kishte ardhur për ta festuar Vitin e Ri në Kosovë, por nuk u kthye më për në shtetin ku jeton.

Të mërkurën mbrëma, ajo është ndarë nga nëna e saj dhe më familjarët nuk dinë asgjë për të. “Të mërkurën në ora 17:00 prej Stacionit të Autobusëve në Prishtinë ka qenë duke udhëtuar për në Austri me nënën e saj, i ka thanë që po shkon banjo dhe ma nuk e dimë ku është. Rasti është lajmëruar në polici”, ka thënë një familjare për Telegrafin.

Ai ka shtuar se nuk kanë informata deri tani se çfarë ka ndodhur me të. Familjarët kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzes së tyre./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...