Transmetuar më 02-01-2020, 18:23

Në orët e para të mëngjesit humbi jetën pas një sulmi në zemër vëllai dhe nëna e dëshmorit Imer Alushani, nga fshati Komoran i komunës së Drenasit në Kosovë.

Pas tij, humbi jetën edhe e ëma.

Lajmin e ka bërë publik nëpërmjet rrjetit social, njëri nga familjarët e dëshmorit: “Me pikëllim të thellë iu njoftoj se sot në orët e hershme të mëngjesit ndërroi jetë nga një sulm në zemër Miradia, së bashku me djalin, Luan Alushani. Nëna dhe vëllai i dëshmorit Imer Alushani”.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për tragjedinë: “Me pikëllim mora lajmin e ndarjes nga jeta të nënës dhe vëllait të Dëshmorit, Imer Alushani, Miradies dhe Luanit. Sot ndajmë dhembjen me familjen Alushani, që aq shumë i dha Atdheut në ditët më të vështira. Ngushëllime të sinqerta për familjen dhe miqtë!”.

Ngushëllime ndaj familjen Alushani ndanë edhe politikanë të tjerë, si dhe shumë dashamirës, të afërm të familjes dhe qytetarë, të tronditur nga ngjarja tragjike./NOA.al