Transmetuar më 30-12-2019, 20:07

Një paciente humbi jetën pasi u dogj gjatë operacionit, në një spital në Rumani.

Kirurgët përdorën një dezinfektues me bazë alkoolin mbi gruan 66 vjeçare përpara se të kryenin operacionin e vështirë për kancerin pankreatik më 22 dhjetor.

Ngjarja ndodhi në Spitalin Floreasca, në Bukuresht.

Më pas përdorën një bisturi elektrike, e cila, kur ra në kontakt me alkoolin, bëri që trupi i gruas të merrte flakë në tryezën e operacionit.

Ajo pësoi djegie në 40% të trupit të saj dhe vdiq në spital një javë më vonë.

Policia ka nisur një hetim për vdekjen e gruas.

Familja e viktimës u tha mediave rumune se mjekët nuk i treguan për rëndësinë e situatës dhe detajet e asaj që kishte ndodhur, duke u thënë se ishte vetëm një aksident.

“Ne nuk po bëjmë akuza, thjesht duam të kuptojmë se çfarë ndodhi,” – u shprehën ata.

Ministri i shëndetësisë Victor Costache premtoi se do të hetojë incidentin traumatik.

“Kirurgët duhet të ishin të vetëdijshëm se është e ndaluar të përdoret një dezinfektues me bazë alkooli gjatë procedurave kirurgjikale të kryera me një bisturi elektrik,”- ta zv/ministri Horatiu Moldavani./NOA.al