Transmetuar më 30-12-2019, 14:40

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla bashkë me Elvis Naçin edhe drejtues të komuniteteve fetare të Elbasanit vizituan Mensën Sociale në Librazhd, e cila ju vjen në ndihmë të gjithë njerëzve në nevojë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla falenderon Elvis Naçin për mbështetjen dhe solidaritetin. Sipas Ballës nga ky projekt përfitojnë realisht njerëzit në nevojë dhe janë afro 60 deri në 70 persona në ditë që ju shërbehet në këtë Mensë Sociale.

Gjithashtu në qytetin e Librazhdit me ndihmën e qeverisë shqiptare janë rikonstruktuar edhe 135 shtëpi të komunitetit rom dhe egjiptian, të cilat kanë qenë në situatë të vështirë.

“Librazhd▶: Bashkë me Elvis Naçin ftuam edhe drejtues të komuniteteve fetare të Elbasanit për të vizituar Mensën Sociale në Librazhd. Kjo mensë u garanton ushqimin e ngrohtë të shtëpisë shumë familjeve të varfëra. Dua ta falenderoj Elvis Naçin për mbështetjen dhe solidaritetin me këtë projekt bamirësie. #Shqipëriasolidare🤝🇦🇱”, shkruan Balla./b.l/noa.al/