Transmetuar më 30-12-2019, 10:58

Artistëst pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit po mbajnë paraditen e sotme, një protestë para Bashkisë së Tiranës.

Gjatë saj kërkohet transparencë lidhur me projektin për ndërtimin e teatrit të ri, ndërkohë që pretendojnë se nuk po i’u mundësohet asnjë kontakt dhe se kjo gjë bëhet qëllimisht.

Ata paralajmërojnë edhe kallëzim penal për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Duke folur për mediat, aktori Mehdi Malkaj tha se, “Në fakt unë jam si macja përballë pianos kur flitet për ligje. E kam thënë dhe e them, teatri nxori bllof të gjithë arkitektët. Tërmeti e faktoi këtë, kryetari të ndërtojë diçka për ata që vuajnë nga pasojat e tërmetit sepse teatri është aty në këmbë. Çetë partizane, balliste, zogiste, çfarë çete jemi ne? Jemi të armatosur apo jo, lufta partizane me çeta filloi. Unë ndihem mirë që jam pjesë e kësaj çete”.

“Unë nuk jam më e mençur se shokët e mi, por dua transparencën. Pse ajo mbahet, pse nuk bëhet se një ditë do të plasë! Dua që në këto festa të jemi më kompaktë, më transparentë, të tregohet kush i ka fituar ata tendera. Ne duam Tetain dhe shpresoj që do t’ia dalim mbanë. Sot e kam tek kjo që më dhemb, transparenca”, tha Justina Aliaj.

Ndërkohë aktori Neritan Liçaj deklaroi se Tirana është e tiranasve dhe e gjithë Shqipërisë dhe se nuk është pronë e tij, duke kërkuar që Veliaj të japë llogari deri në fund.

“Sot jemi si çetë por nëse e zgjat, do të vijnë regjimente të tëra ndaj duhet të ketë kujdes”, tha Liçaj.

Regjisori Robert Budina deklaroi se synohet që të jepet një leksion qytetarie.

“Nuk jemi të vetëm por jemi të armatosur dhe një grup aktivistësh, ne i kemi përballuar, kemi kthyer ligjin dy herë në parlament dhe nuk do ta lëmë këtu derisa përgegjësit e këtij korrupsioni të vihen para drejtësisë”, tha ai. /a.y/noa.al