Nga Kastriot Islami: Injorant, hajdut, arrogant, tradhtar… Kjo e shtyn (Ramën) të ribashkohet me qelbësirat
Transmetuar më 26-12-2019, 21:20

INJORANT I KOMPLEKSUAR… OPINION nga Kastriot Islami

Çdo i paaftë ambicioz vuan rëndë nga kompleksi i inferioritetit…Inferioritetin e tij përpiqet ta kompensojë e maskojë me mashtrime, gënjeshtra e megallomani…Me veshje e paraqitje ekstravagante dhe xhestikulacione atipike e djallëzore  Dobësitë i maskon me arrogancë e ulurima, cinizëm e ofendime, por edhe me frikë e depresion…Eksitimin e transformon në marrëzi dhe depresionin e kuron me drogim…Ndërkohë që fsheh një urrejtje për cilindo ndaj të cilit ndjehet inferior, veçanërisht ndaj të aftëve

 Hero hajdut

Shok i ngushtë me oligarkët e hajdutët, me një dëshirë të shfrenuar për para të pista e jetë luksoze…Me një dëshirë ekstreme për të vjedhur dhe për të kontrolluar gjithçka…Mburravec i sëmurë, i vetmi hero që sakrificat s’i vlerësohen. Ndërkohë që gjatë të gjithë kohës ndjen se fundi i palavdishëm do të jetë i turpshëm …Shpërthen kur merr vesh se të gjithë ata që e kanë mbështetur nisin ta abandonojnë…Fundi i pashmangshëm dhe abandonimi nga të gjithë e tmerrojnë…

 Kloun arrogant

Me të huajtë e ata që s’e njohin kërkon të hiqet interesant me barcaleta e humor banal…Me të fortët sillet i nënshtruar kurse me vajzat e gratë gojëpisët e fjalëndyrë…Me qytetarët e thjeshtë arrogant e cinik…Jo rrallë në rolin e klounit që qan por edhe tallet me të gjithë e gajas gjithë dynjanë…Sa herë ndjehet keq shfaqet qarraman zvarranik që lëpihet…Dhe sapo arrin qëllimin shfaqet mosmirënjohës, bukëshkalë e besëprerë me të gjithë…Fillimisht këto sjellje i shpreh brenda familjes, pastaj me shokët e ngushtë, më tej në shoqëri e kudo..

 Tradhtar bllokues  

Në fund  përpiqet  të shpëtojë nga mashtrimet e dështimet duke u fshehur me strehën e maskarenjve…Në strehën e sharlataneve, si kloun, nacionalist i neveritshëm, populist i pështirë…Kjo e shtyn të ribashkohet me qelbësirat…të cilët i kërkon dhe e kërkojnë me qiri deri në fund…Veçanërisht me tradhtarët e shqiptarisë ndërkohë që ka shumë frikë mos e cilësojnë tradhtar…Sepse gjithmonë kishte menduar që mashtrimet e bllofet e kishin shndërruar në hero…

Kazani vlon

Ndërkohë që mendon se shumica e pashpresë do të qëndrojë e heshtur…Me bindjen e thellë se heshtja e shumicës e ka varrosur të vërtetën e shpresën…Kazani vlon dhe ndjen se revoltën nuk e kontrollon dot më…Me siguri shumë shpejt do të jetë ndryshe! …

/NOA.al

Loading...
Loading...