Disa ide mesazhesh për urime në WhatsApp për festat e fundvitit
Transmetuar më 25-12-2019, 16:02

Kanë mbetur shumë pak orë nga darka e Krishtlindjeve dhe pak ditë nga ajo e  Vitit të Ri dhe ka shumë urime që duhet të dërgoni ose në të kundërt duhet të përgjigjeni.

Epo, nëse nuk keni ide se çfarë të shkruani në WhatsApp më të veçantë se sa një urim klasik dhe banal "Gëzuar Krishtlindjet (gjithashtu) për ju dhe familjen tuaj", ky është artikulli i duhur për ju.

Në këtë pjesë, ne do t’ju ofrojmë disa alternativa të vlefshme për të hartuar mesazhe më origjinale përshëndetëse dhe kështu t’i dërgojmë ato në WhatsApp për të gjithë familjen, miqtë ose në çdo rast tek njerëzit më të afërt me ju.

"Ajri është i ftohtë, jo zemra. Këto janë ditë plot dashuri, që çdo dëshirë e juaj të realizohet, urimet më të mira për një Krishtlindje të Gëzuara”.

"Gjërat më të bukura në jetë nuk janë nën pemë, por tek njerëzit që janë afër jush në momente të veçanta. Gëzuar Krishtlindjet! ”.

"Qoftë atmosfera e Krishtlindjes ajo që mbush zemrën tënde. Ju uroj një Krishtlindje plot dashuri dhe lumturi! ".

“Ju uroj dhurata gëzimi, lumturie dhe dashurie. Një përqafim dhe Krishtlindje të lumtura! ".

"Urimet më të mira për Krishtlindje janë ato të bëra nga zemra, ashtu si ato që ju dërgoj në këtë mesazh!".

"Ju uroj një Krishtlindje në të cilën Paqja, Gëzimi dhe Harmonia janë protagonistët"./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...