Transmetuar më 24-12-2019, 08:52

Java nisi me reshje shiu të herëpashershme dhe në majat e maleve në veri e verilindje pati edhe reshje bore orët e fundit.

Por siç parashikon SHMU, prej pasdites së të hënës, reshjet do të ndërpriten në të gjithë territorin, për t`ja lënë vendin kthjellimeve.

Në zona të izoluara malore, gjatë së enjtes e së premtes parashikohet borë e dobët.

Kjo situatë, do të pasohet nga rënie graduale e temperaturave, që do të kulmojnë të premten. Duhet patur kujdes në zonat malore nga ngricat.

Era e vrullshme, do të jetë e pranishme gjatë së hënës në zonat bregdetare dhe në alpe me drejtim kryesor nga veriperëndimi.

Më tej, era do të ketë drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdetin jugor.