Ylli gjigant mund të shpërthejë, është rreth 1400 herë më i madh se Dielli
Transmetuar më 23-12-2019, 15:11

Betelgeuse, një yll i madh dhe i ndritshëm në yjësinë e Orionit ka nisur duke u zbehur që nga tetori  dhe mund të shkojë në supernova, thonë astronomët.

Dhjetëra shkencëtarë nga e gjithë bota kanë përdorur Twitter për të diskutuar për fenomenin dhe spekulojnë se së shpejti mund të shpërthejë.

Ylli ka një "shkëlqim shumë të ndryshueshëm" dhe një model të rregullimit të errësimit, por astronomët thonë se periudha e fundit e errësimit "duket të jetë e ndryshme".

Studiuesit nga telegrami Astronom, një vend ku ekspertët ndajnë gjetjet astronomike thonë se është më e zbehta në këto 50 vjet vëzhgime.

Betelgeuse, një yll rreth 1400 herë më i madh se Dielli do të shpërthejë, thjesht është çështje kohe, është fund ii jetës dhe do të përfundojë në një event supernova, tha astronomi Dave Eagle./a.m/noa.al/

Loading...
Loading...