Transmetuar më 23-12-2019, 13:31
Foto ilustruese

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në Greqi.

Mbrëmjen e së dielës së 22 dhjetorit, makina me të cilën udhëtonte shqiptari ka dalë nga rruga në një zonë të pyllëzuar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Pella, ku shqiptari i moshës 36-vjeçare ka përfunduar me makinë në një kanal.

Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, u gjet i vdekur nga i vëllai, i cili lajmëroi më tej policinë.

Dyshohet se shqiptari, i cili ishte emigrant në Greqi, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd