FOTO/ Sa më shumë komplimente e pëlqime! Ja, disa nga hilet e personazheve më të ndjekur të ekranit
Transmetuar më 21-12-2019, 21:33

Moderatorja e njohur e spektaklit "shiko kush luan", Luana Vjollca, është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale.

Meqë Instagram është edhe rrjeti ku mund të ekspozohesh më mirë, sa i përket imazhit, Luana pozon aty shpesh foto të saj, të cilët marrin komente dhe pëlqime të shumta.

Megjithatë, mania për t’i komentuar apo pëlqyer personazhët publikë, duket se ka edhe një "sekret".

Masat vijnë duke u shtuar, ndaj për t’i nxitur ato mjafton që disa dashamirës "të trukuar" me emra apo me foto të tjera", të nisin serialin e komenteve pozitive dhe të pëlqimeve.

Është folur shpesh që kjo dukuri përdoret nga shumë prej botës së ekranit, të cilët kërkojnë të jenë gjithnjë e më tepër në qendër të vëmendjes.

Lindaxluana, që duket se ka emër fals në Insagram, i k bërë disa komente me mesazhe si "Bisha", "të dua", etj.

"Ke dhe nje e fotoo e sigurt jom", i thotë "luanastar" duke ngritur dyshime se ka njohje me Luanën.  Personazhë të tjerë të cilët mbajnë emrin e saj në profil i bëjnë po ashtu disa komplimente .

Gjithsesi, me apo "hile", brenda dy orëve, Luana ka marrë rreth 300 komente në Instagram dhe rreth 10 mijë pëlqime. /NOA.al

Loading...
Loading...