Transmetuar më 21-12-2019, 21:08

Aktorja e mirënjohur shqiptare, Luiza Xhuvani, i është rikthyer jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani.

Në fakt, në lagjen ku banon, ajo bën jetën e zakonshme, madje del dhe e bën vetë pazarin, si çdokush tjetër.

Luiza Xhuvani u rikthye pak kohë më parë në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën.

Sakaq, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.

E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej spektakli i ndarjes së çmimeve.

Megjithatë, dukej se ajo e ka gjetur forcën e duhur dhe i ka kapërcyer momentet e vështira që kaloi familja e saj, teksa përveç humbjes së bashkëshortit, edhe djali i vetëm prej disa vitesh ndodhet i izoluar në burg.

“Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit aktoren Luiza Xhuvanin, n♪7 krah me aktorin, Ndriçim Xhepa./NOA.al