Transmetuar më 21-12-2019, 09:00

Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime dhe vranësira, të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Por në orët e mesditës vendi do të përfshihet nga vranësirat dhe reshjet e shiut, ku më të fokusuara shirat do të jenë në Jug dhe Veri të Shqipërisë. Në zonat e thella malore priten dhe rreshje dëbore.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 0 gradë C deri në 18 gradë C.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./b.l/noa.al/