Transmetuar më 21-12-2019, 00:01

Të rinjtë britanikë i festojnë çdo vit si të çmendur Krishtlindjet.

Këtë vit ata, ende pa trokitur festa, kanë pushtuar rrugët  dhe qytetet kryesore të Britanisë së Madhe. Nën efektin e alkoolit, janë shënuar edhe incidente të shumta.

Disa prej tyre janë përleshur me policinë. Janë regjistruar edhe disa të lënduar.

Shumë prej tyre janë shtrirë në rrugë, ndonëse temperaturat ishin të ulëta.

Nga konsumi i tepërt i alkoolit, raportohet se shumë nga të rinjtë janë transportuar në spital me të vjedha.

Autoritetet spitalore ngritën shqetësimin se shumë nga të sëmurit nuk morën dot ndihmën mjekësore, pasi u bllokuan  nga fluksi aspak normal i të rinjve, pas festës së tyre të çmendur./NOA.al