Pas natës së parë të festivalit në RTSH, teksa po mbyllet edhe nata e dytë, prezantuesja Alketa Vejsiu pranoi se ka bërë edhe një gafë.
Në mbrëmjen e kaluar, ajo performoi së bashku me baritonin e shquar Gëzim Myshketa këngën e famshme “Rrjedh në këngë e ligjërime”.
Por vajza e kompozitorit të ndjerë, Feim Ibrahimit, Etrita Ibrahimi, shkroi se ky është një gabim nga autorët e festivalit.
Ajo tha se askush nga ata nuk kanë marrë leje për këtë këngë. Ajo përmes një mesazhi dërguar Alektës i kujtoi se kjo këngë ka dy autorë, ndërsa i tha se RTSh nuk i mori askujt leje për përdorimin e saj, çka shkel rëndë të drejtën e autorit.
Kujtojmë të tillë autorë kanë shkruar vepra të mëdha disa dekada më parë, aq sa sot ka nostalgji edhe për faktin se mungojnë kompozitorë dhe muzikantë të përmasave të tilla./NOA.al