Transmetuar më 20-12-2019, 20:54

Anglia është përfshirë nga përmbytje shqetësuese, në vigjilje të Krishtlindjeve.

Shumë zona në Britaninë  e Madhe janë përmbytur nga reshjet e shumta që ranë pa pushim, në 36 orët e fundit.

Sipërfaqe të mëdha janë përmbytur, ashtu si edhe shumë banesa.

Nëntë autostrada dhe 18 hekurudha u bllokuan, për shkak të përmbytjeve.

Shumë rrugë u bënë të pakalueshme, ndërsa edhe aeroportet patën probleme.

Disa banorë u ankuan se humbën fluturimet, për shkak të bllokimit të rrugëve.

Janë anuluar edhe udhëtimet me tren në shumë qytete.

Ajo që e bën më shqetësuese situatën e përmbytjeve është se meteorologët parashikojnë se reshjet do të vazhdojnë në Britaninë e Madhe.

Parashikohen shira të dendura edhe në Shqipëri, gjatë fundjavës.

Sot në vendin tonë temperaturat janë ulur ndjeshëm dhe ka pasur reshje të dendura, si pasojë e rrymave të ftohta që kanë përfshirë veriun e Europës./NOA.al